Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim Kryetarin e Komunës së Osmangazit nga Turqia

2024/07/05 - 5:03

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me bashkëpuntorë dhe Kryetarin e KBI-së Hoxhë Rexhep ef. Qerkezi, kanë pritur në një takim, Kryetarin e Komunës së Osmangazit nga Turqia, z.Erkan Aydin me bashkëpuntorë, ku Komuna e Obiliqit dhe Komuna e Osmangazit janë komuna të binjakëzuara vite më parë.
Kryetari Gashi, në këtë takim, kryetarin Aydin e njoftoi për zhvillimin e projekteve në Komunën e Obiliqit, në veçanti për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore-koogjenerimit si dhe diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjelltë në fusha të ndryshme.
Në fund të takim, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe shteteve tona!