Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim znj.Meghan Mccormack, Shefe e Sektorit të Qeverisjes në OSBE

2024/03/28 - 6:39

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së
bashku me Drejtoren e DAP-it, Linda Bekteshi dhe Zyrtaren për Barazi Gjinore, Ganimete Aliu, pritën në takim znj.Meghan Mccormack, Shefe e Sektorit të Qeverisjes në OSBE.
Në një takim miqësor biseduan për “Qeverisjen e përgjegjshme gjinorë” dhe “Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026″, ku komuna e Obiliiqt është ndër komunat e para që ka filluar implementimin e “Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në nivelin komunal”
Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi znj. Mccormack për vizitën dhe së bashku u koordinuan për bashkëpunim edhe në të ardhmen!