Kryetari Gashi uron popullin amerikan në Ditën e Pavarësisë
2024/07/04 - 6:21
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ka uruar popullin amerikan, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatja dhe partneri ynë i përhershëm në orientimin tonë euro-atlantik.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan po shënojnë përvjetorin e Pavarësisë, Kosova dhe populli i saj mbeten përjetësisht mirënjohës për përkrahjen vendimtare në luftën për liri dhe në proceset e shtetndërtimit.
Amerika mbetet aleatja dhe partneri ynë i përhershëm në orientimin tonë euro-atlantik!
Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!”