2024/11/14 - 7:16
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dr. Ibrahim Rugova,” ku u takua me Drejtoreshën e re të kësaj shkolle, znj. Fatmire Kastrati Mjekiqi. Me këtë rast, ka nënshkruar kontratën e saj, duke i uruar shumë suksese në detyrën e re.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Gashi ka parë nga afër punimet në instalimin e paneleve solare, të cilat po vendosen bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më efikas energjetik për shkollën.
Kryetari Gashi i uroi znj. Fatmire Kastrati Mjekiqi punë të mbarë dhe shprehu besimin se me përkushtimin e saj profesional do të ndihmojë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në këtë shkollë.
Zyra për Informim, Obiliq.