Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me nxënësit e klasëve të nënta (9) të shkollave fillore të mesme të ulta të Komunës së Obiliqit, festuan sot mbrëmjen e tyre të semimaturës

2024/06/12 - 8:28

Në fjalën e tij, Kryetari Gashi uroi nxënësit për shëndet, mbarësi dhe një rrugëtim të suksesshëm në shkollimin e tyre të mesëm. Ai gjithashtu përgëzoi për punën dhe angazhimin gjithë stafin arsimor dhe drejtorët e shkollave. Kryetari Gashi theksoi: “Ëndrrat e tyre më të bukura, me punën dhe përkushtimin tonë në arsim dhe në të gjitha sferat e tjera, do t’i bëjmë realitet!”
Urime dhe suksese!