2024/11/14 - 7:22
Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, mori pjesë në konferencën “Qeverisja e përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore në nivel lokal, praktikat e mira, sfidat dhe rruga përpara, “Burrat dhe gratë punojnë së bashku”
Kryetari Gashi, në këtë konferencë të rëndësishme, pati mundësinë të diskutoj për rolin thelbësor të barazisë gjinore në qeverisjen lokale dhe rëndësinë e përfshirjes së të dy gjinive në proceset vendimmarrëse. Kryetari Gashi, në fjalën e tij, falënderoi OSBE-në për ftesën dhe për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve tona për qeverisje më gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.
Kryetari Gashi, para të pranishmëve, prezantoi historitë e suksesit që ka arritur Komuna e Obiliqit, duke theksuar disa nga projektet dhe iniciativat që kanë kontribuar në promovimin e barazisë gjinore dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Obiliqit.
Xhafer Gashi