Republika e Kosoves

Obiliq

Në javën e Çlirimit të Obiliqit, u dha shfaqja Premierë “Lufta e Gruas”

2024/06/14 - 9:29

Në kuadër të Javës së Çlirimit të Komunës së Obiliqit, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit, sonte u dha shfaqja premierë “Lufta e Gruas”. Të pranishëm ishin adhurues të artit dhe dramës, si dhe shumë qytetarë.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, përgëzoi anëtarët e Teatrit të Qytetit për dramën dhe paraqitjen fantastike në skenë.