Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Fitore Hashani, kanë pritur në vizitë përfaqësuesit e projektit “CODE”

2024/07/05 - 1:18

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Fitore Hashani, kanë pritur në vizitë përfaqësuesit e projektit “CODE”. Ky projekt, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Bankën Botërore, dhe synon të përmirësojë infrastrukturën teknologjike në shkollat e komunës sonë.
Në kuadër të këtij projekti, rrjeti i internetit do të implementohet në pesë (5) shkolla të përzgjedhura, duke siguruar qasje të përmirësuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim.
Nënkryetari Ibush Mjekiqi, shprehu mirënjohjen e tij për përfaqësuesit e projektit “CODE”, duke falënderuar për mbështetjen e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm që do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Shkollat që do të përfitojnë nga ky projekt janë:
– ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq
– ShFMU “Abdyrrahman Gerguri” në Dardhishtë
– ShFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë
– ShFMU “Fazli Grajçevci” në Lajthishtë
– ShFMU “Migjeni” në Siboc