Republika e Kosoves

Obiliq

Nënkryetari Mjekiqi priti në takim përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran

2024/11/11 - 7:24

Nënkryetari Mjekiqi priti në takim përfaqësuesit e njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran

Në kuadër të takimeve të rregullta, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Burim Gërguri, pritën sot në takim Kapitenin Jerome Fietz, komandant i njësisë së LMT-së në Obiliq, dhe Togerin Bruno Paunoiu, zëvendës-komandant i njësisë ushtarake të KFOR-it LMT zviceran.

Gjatë këtij takimi, Nënkryetari Mjekiqi i informoi përfaqësuesit e KFOR-it për realizimin e projekteve në komunën e Obiliqit për vitin 2024 në të gjitha fushat, duke ritheksuar përkushtimin për krijimin e një mirëqenieje sa më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Në përfundim të takimit, Nënkryetari Mjekiqi shprehu falënderime ndaj KFOR-it për punën dhe bashkëpunimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!

 

Zyra për Informim, Obiliq.