Republika e Kosoves

Obiliq

Siguria në shkolla qëllim i përbashkët

2024/09/24 - 5:11

Stacioni Policor i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur takim me Drejtorët e shkollave fillore dhe përfaqësuesit e këshillit të prindërve.

Në këtë takim morën pjesë Komandanti i Stacionit Policor, Toger Zekrija Januzi, Rreshter Ajet Avdullahi, koordinatori i sektorëve Rreshter Bedri Gashi, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit Ibush Mjekiqi, koordinatori i KLSP-së Burim Gërguri, drejtorët e shkollave fillore të komunës dhe përfaqësues të këshillit të prindërve.

Në këtë takim, Komandanti i Stacionit Policor Toger Zekrija Januzi prezantoi planin e sigurisë në Shkoll, përgjegjësitë dhe aktivitetet e zhvilluara në shkolla, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një ambienti të sigurt për nxënësit.

 

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi falënderoi Stacionin Policorë për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë dhe promovimin e një mjedisi më të sigurt në shkollat e komunës së Obiliqit.

Komandanti i Stacionit Policor Toger Zekrija Januzi theksoi se Stacioni Policorë i Obiliqit do të vazhdojë të kujdeset për sigurinë në shkolla, duke forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Zyra për Informim, Obiliq.