Republika e Kosoves

Obiliq

U mbajt mbledhja e radhës e KKSB-së

2024/06/25 - 2:24

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, mbledhjen e hapi Nënkryetari i Komunës, z.Ibush Mjekiqi, i cili shpalosi rendin e ditës ku pas miratimit është vijuar me trajtimin e tyre, pikat e rendit të ditës që janë caktuar për këtë mbledhje:
RENDI I DITËS
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Gjendja e sigurisë në Komunën e Obiliqit.
3.Të ndryshme.
Në pikën e dytë të rendit të ditës, Komandanti i Statcionit Policor në Obiliq, Toger Zekrija Januzi, të pranishmit i njoftoi se situata e sigurisë në Komunën e Obiliqit është relativisht e qetë dhe stabile.
Takimin e përmbylli Nënkryetari Mjekiqi i cili falënderoi për pjesëmarrjen gjithë anëtarët e KKBS-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.