Republika e Kosoves

Obiliq

Xhafer Gashi

045/123-999

Kryetar Komune –Obiliq -2013-2017

Kryetar Komune –Obiliq-  2017- 2021

U.d Kryetar i AKK-së- 2019-2020

Zv/kryetar i AKK-së- 2020-2022

Kryetar Komune- Obiliq- 2021-2025

Xhafer Gashi, u lind më 29 qershor 1969 në fshatin Dardhishtë të komunës së Obiliqit. Shkollimin fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoj në shkollen e mesme teknike në Obiliq, drejtimi Xehtari. Qysh në shkollën e mesme, ishte anëtar i celulës (treshes) me Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë dhe pjesëmarrës i aktivitetit ilegal, qysh në moshën 19 vjeçare deri në rënien heroike të Fahriut dhe Afrimit, në vitin 1989, kur, sikur edhe shumë bashkëveprimtarë të tjerë, u largua nga vendi. Gjatë qëndrimit në Zvicër, ishte pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme publike që kishin për qëllim informimin e opinionit në Zvicër mbi gjendjen në Kosovë, si dhe në aktivitete të shumëta me eprorë dhe bashkë-atdhetar të tjerë, për t’u bërë gati për luftën e armatosur.

Gjatë luftës në Kosovë, ndër të tjera, ishte e dhe anëtar i grupit që hartoi dhe zbatoi planin për thyerjen e kufirit, në Betejën e famshme të Kosharës.

Pas luftës, ndërtoi përvojë të suksesshme në veprime afariste, menaxhim dhe udhëheqje, me dëshmi të përballimit të suksesshëm të situatave tejet të vështira, qoftë organizative apo operative.

Pragmatik dhe i fokusuar në arritjen e rezultateve, përtej pengesave më të vështira.

Aftësi të dëshmuara për:

Poligoni i Shenjëtarisë “Katana” sh.p.k. 06/2010 – 09/2013

Themelues dhe zv. Drejtor i Përgjithshëm – Duke shfrytëzuar përvojën shumëvjeçare në fushën e sigurisë, ishte pjesëtar i ekipit, që ka themeluar dhe zhvilluar kompaninë e parë në vend, e cila është licencuar për trajnime të sigurisë, trajnime dhe rekreacion me armë, import dhe tregti me armë dhe municion, furnizim të institucioneve shtetërore të sigurisë me armë, municion dhe pajisje për qëllime të veçanta.

WDG, sh.a. 01/08 – 02/2010

Zv. Drejtor i Përgjithshëm – I ngarkuar që të jetë i gatshëm për të gjitha detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm, në rast të mungesës së tij: si operative, financiare, të marketingut, administrative, të përkrahjes logjistike, etj.

Qeveria e Kosovës, zyra e kryeministrit dhe zv. kryeministrit, 03/06–01/07

Shef i sigurimit – Që në fillim, pas emërimit në detyrën e re, ka sendërtuar sistemin e sigurisë për kryeministrin dhe zv. kryeministrin, që nënkupton revitalizimin e plotë të shërbimit, përfshirë organizimin e zyrave, me rastin e shpërnguljes së zyrës së Kryeministrit dhe zv. Kryeministrit në ndërtesën e re.

Pjesëmarrës aktiv në sendërtimin e sistemit të bashkëpunimit në mes të SHPK-së (njësia për mbrojtje të afërt, njësive operative regjionale, njësisë së komunikacionit dhe  njësisë për sigurim të ndërtesave qeveritare,…) dhe institucionit të Kryeministrit që rezultuar me parandalimin e dëmtimit të automjeteve qeveritare gjatë protestave të 10. Shkurtit 2006.

WDG, sh.a. 06/2000 – 03/06

Drejtor i Përgjithshëm – Bashkëthemelues dhe drejtor i përgjithshëm në njërën nga kompanitë e para, në lëmin e sigurimit fizik në Kosovë. Duke zbatuar përvojën profesionale dhe tiparet menaxheriale nga Zvicra, ishte pjesë e suksesit, që e përcolli WDG-në në periudhën e tranzicionit të infrastrukturës ligjore në këtë fushë.

Shkolla Ndërkombëtare e Sigurisë, Izrael, 05/2000

Me sukses ka vijuar shkollimin profesional, të përparuar për TRUPROJE dhe UDHËHEQËS I GRUPIT TË TRUPROJEVE, duke qenë i dyti nga trevat shqiptare që ka arritur këtë sukses.

Firma detektive, 95/96 – 03/98

Detektiv privat – Pas përfundimit të suksesshëm të shkollimit profesional, gjatë periudhës dy vjeçare, ka kryer me sukses shumë operacione të vëzhgimit, mbikëqyrjes, zbulimit të rasteve, përcjelljes së të dyshuarve, përcjelljes së të ndaluarve deri në organet policore dhe/apo gjyqësore. Ka zbuluar edhe një numër të konsiderueshëm të rasteve të vjedhjes, paraqitjes së rrejshme, falsifikimit të dokumenteve personale dhe/apo zyrtare, etj

2010-2013: Poligoni i Shenjëtarisë “Katana” sh.p.k.

Ka udhëhequr me veprimet operative brenda Poligonit të Shenjëtarisë, duke përfshirë edhe aftësimin e instruktorëve; hartimin e doracakut të detyrave dhe operacioneve brenda Poligonit; hartimin e procedurave standarde të punës lidhur me manipulimin e armëve dhe municionit, etj.

2008-2010: WDG, zv. Drejtor i Përgjithshëm

Ka udhëhequr me të gjitha veprimet operative të shërbimit të sigurimit, në tërë vendin, për të gjitha projektet dhe të gjithë klientët e WDG-së

2006-2008: Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Ka udhëhequr me veprimet operative të shërbimit të sigurimit të Kabinetit të Kryeministrit, duke përfshirë edhe zv. Kryeministrit. Ka qenë bartës i themelimit dhe zhvillimit të bashkëpunimit në mes të zyrës së Kryeministrit dhe Qendrës së Situatave, me qëllim të garantimit të sigurisë për Kryeministrin, dhe zv. Kryeministrit, si brenda ashtu edhe jashtë objektit të Kryeministrisë, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit gjatë kohës së Grupit të Unitetit.

2003-2006: WDG, Drejtor i Njësisë KEK

Ka udhëhequr me veprimet operative të shërbimit të sigurimit në tërë vendin, i ngarkuar me mbrojtjen e pasurisë së KEK (të vetmit bartës të zhvillimit ekonomik në vend). Ka qenë bartës i përmirësimit të dukshëm të sigurisë në hapësirat dhe objektet e KEK-ut, që ka përfshirë zgjerimin e përgjegjësive të shërbimit të sigurimit (para vitit 2004 DMS ka përfshirë vetëm Mihjet dhe Gjenerimin, kurse më vonë, është zgjeruar edhe në Divizionin e Rrjetit, Divizionin e Furnizimit, Divizionin e Bartjes dhe Dispeçingut) që ka nënkuptuar edhe rritjen e numrit të punëtorëve të sigurimit.

1999-2000: Bashkëthemelues dhe Drejtor Operativ i ndërmarrjes për sigurim fizik WDG në Zurich të Zvicrës. I ngarkuar me detyra operative, ka vendosur kontakte me ndërmarrje dhe institucione të shumta në nivel të kantonit dhe me sukses ka organizuar punën operative të ndërmarrjes, nga fillimi deri në nivel prej 76 punëtorëve të sigurimit, për më pak se një vit, në kushte të konkurrencës së fortë prej mbi 500 ndërmarrjeve në industrinë e sigurimit.

1998-1999: Shef për Zbulim dhe Kundërzbulim

  1. a) Ka udhëhequr shërbimin e Zbulimit dhe Kundërzbulimit në nivel të Brigadës 138. “Agim Ramadani”, që ka nënkuptuar kujdesin për sigurinë e mbi 2.000 luftëtarëve, organizimin e vrojtimeve dhe vëzhgimeve të pozitave të armikut, koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimit të informatave të Zbulim dhe Kundërzbulim me njësitë tjera operative në nivel të Zonës Operative të Dukagjinit dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Si bartës i kësaj detyre, është kujdesur edhe për plotësimi e nevojave me mjete dhe pajisje të punës, me armatim dhe municion, me mjete speciale të vëzhgimit të natës, mjete dhe pajisje të përgjimit, etj.
  2. b) Anëtar i Shtabit të Përparuar të Brigadës, i ngarkuar me detyrë të përpilimit të planit taktik/strategjik për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, me detyrë të veçantë të përfshirjes së informatave të zbulim dhe kundërzbulimit në këtë  plan.
  3. c) Pjesëmarrës aktiv në thyerjen e kufirit, si udhëheqës (komandant) i njësisë e cila ka qenë e ngarkuar me detyrë të marrjes së karakollit ushtarak të Ushtrisë Jugosllave në Koshare.
  4. d) Si shef për Zbulim dhe Kundërzbulim, ka qenë i ngarkuar me detyrë të sigurisë personale të komandantit të Brigadës dhe anëtarëve tjerë të Shtabit.

1996-1998: Detektiv privat: Ka udhëhequr pjesën operative të zyrës detektive në Zurich të Zvicrës. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë i ngarkuar me detyra të ndryshme operative që nënkupton edhe udhëtime tejkufitare dhe bashkëpunim me organe të sigurisë publike nëpër shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore. Gjithashtu, gjatë kryerjes së operacioneve, vetë është kujdesur për plotësimin e nevojave me pajisje dhe mjete të punës si dhe organizimin e udhëtimit (me veturë, me tren, me aeroplan, me anije,…)