Republika e Kosoves

Obiliq

PËRGJEGJËSITË

Kjo drejtori është përgjegjëse për:

-Organizimin e jetës kulturore dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e kulturës,rinisë dhe sportit;

  • Harton plane për aktivitete kulturore ,rinore dhe sportive;

  • Menaxhon me objektet kulturore,rinore dhe sportive(hallën e sporteve);

  • Udhëheqjen me resurset kulturore lokale, duke përfshirë burimet e trashëgimisë kulturore dhe identifikimin e tyre;

  • Publikimin e shumës së buxhetit në dispozicion, për çdo vit, për përgatitjen e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke përfshirë paratë e granteve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar, si dhe përpilimin e rregulloreve për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe caktimin e granteve;

  • Organizimin e shënimit të festave shtetërore dhe datave me rëndësi historike, kur kërkohet;

  • Organizimin e debateve për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit;

  • Mbledhjen e shënimeve faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport;

  • Bashkëpunim të ngushtë dhe raportim për punën e vet para Kryetarit të Komunës, Kuvendit të Komunës, komitetit përkatës, kurdo që kërkohet;

  • Bashkëpunim me drejtoritë në nivel qendror nga fushëveprimtaria përkatëse, dhe këshilltarët nga këto fusha;

  • Regjistrim të grupeve, klubeve, ansambleve etj.;

  • Mbështetje të aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive;

  • bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit me me OJQ e organizata të tjera,qytete dhe shtete tjera, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash, si dhe respektimin, përkrahjen dhe ndihmën ndaj asociacioneve, klubeve dhe shoqatave, si dhe zbulimin e individëve me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz, nacional etj.;

  • Ofrimin e institucioneve të veta, në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë parësore që kryejnë ato, por në raste emergjente edhe veprimtari të tjera);

  • Joshjen e investitorëve dhe kërkim të fondeve shtesë;

  • Organizim të debatve për zhvillim dhe avancim të rinisë, kulturës dhe sportit;

  • Kujdes për formacionet e tjera nga sporti, që nuk kanë hapësirë e kushte pune;

  • Bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në lidhje me reformat dhe kushtet që mund t’i kenë të rinjtë;

  • Menaxhon dhe kordinon punët në palestrën sportive;

  • Krijim të kushteve për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre;

  • Organizim të anketave, seminareve e trajnime të ndryshme, inkuadrim të të rinjve kosovarë në aktualitetrinore, evropiane e botërore;

  • Menaxhon bibliotekën e qytetit dhe bibliotekat tjera ekzistuese;

  • Përgatit propozime për miratimin ose ndryshimin e Rregulloreve sipas nevojës;

  • Inicion formimin e shoqërive kulturoro-artistike,klubeve sportive,organizatave rinore,shoqatave të nevojshm etj.

Detyra tjera që mund t’i caktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror