Republika e Kosoves

Obiliq

PËRGJEGJËSITË

Menaxhimin dhe koordinimin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë;

Punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të             rekrutimit, përzgjedhjen dhe punësimin e të punësuarve publikë;

Zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore, në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT;

Planifikimin e zhvillimit të arsimit, në nivel Komunal, si dhe aftësimin e personelit mësimor, në bashkëpunim të ngushtë me MASHT;

Mbikëqyrjen e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune;

Regjistrimin dhe pranimin e nxënësve, në pajtim me respektimin e parimeve të mosdiskriminimit;

Nxitjen e barazisë së mundësisë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar, dhe atë të mesëm në komunë;

Regjistrimin, inspektimin e shëndetit publik dhe sigurisë në institucionet arsimore, si dhe licencimin e institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin;

Respektimin dhe afirmimin e të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;

Identifikimin e nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve, dhe realizimin e tyre në bashkëpunim me Zyrën Regjionale të Inspektimit, të MASHT, brenda ligjeve në fuqi;

Trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional, në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT;

Përkujdesje për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës;

Mbikëqyrjen e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;

Përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit, si dhe masat disiplinore, pasi të ketë marrë më parë propozimet e këshillit të shkollës dhe komentet e drejtorëve për këto rregullore;

Miratimin e pushimeve të shkollës, në përputhje me ligjin përkatës dhe miratimin e rregullave të shkollës;

Marrjen e vendimeve për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme, speciale dhe profesionale, në nivel të komunës;

Marrjen e vendimeve për ankesat ndaj vendimeve të drejtuesëve të institucioneve arsimore, të parapara me ligj;

Në marrëveshje me MASHT, miraton rregulloret për themelimin, shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore, me fonde publike, të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë;

Nxitjen e bashkëpunimit midis personelit arsimor, në raport menxënësit dhe prindërit;

Mirëmbajtjen dhe   riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve tjera përcjellëse;

Bashkëpunimin me drejtoritë e arsimit të komunave tjera, në projekte të përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin

Shqyrtimin e vazhdueshëm të masave të marra për realizimin e arsimit special dhe profesional, në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme. Drejtoria konsultohet me MASHT dhe drejtoritë tjera komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special, si dhe mundësitë për aftësim profesional;

Propozimin për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;

Propozimin për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale;

Punë dhe detyra tjera, të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.