Republika e Kosoves

Obiliq

16 raste të shëruara në Obiliq, nga infeksioni me Covid-19

2020/06/24 - 11:35

Gjatë natës së mbrëmshme, sipas rezultateve të testimeve nga IKSHPK, në Komunën e Obiliqit, kemi 16 raste të shëruara nga infeksioni me virusin Covid-19, këto raste janë raste kontakti nga personi i infektuar javë më parë në Korporatën Energjitike të Kosovës dhe tashmë e gjithë familja, janë të shëruar, me këtë rast Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ju ka uruar shëndet dhe mbarësi në vazhdimësi!
Fatkeqësisht, mbrëmë kemi pasur edhe një rast të ri pozitiv me Covid-19, rast kontakti me gjendje stabile shëndetësore, duke shënuar kështu 17 raste aktive me Covid-19, ndërsa raste të shëruara në komunën e Obiliqit në total janë 19-të.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Lajm i mirë për Obiliqin🙏🏻
Sipas rezultateve të testimeve nga IKSHPK-ja, në Komunën e Obiliqit, kemi 16 raste të shëruara nga infeksioni me virusin Covid-19, këto raste janë raste kontakti nga personi i infektuar javë më parë në Korporatën Energjitike të Kosovës dhe tashmë e gjithë familja, janë të shëruar, duke ju uruar shëndet dhe mbarësi në vazhdimësi!
Në Obiliq, sonte kemi edhe një rast të ri pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti me një të infektuar nga komuna e Prishtinës.
Aktualisht në Obiliq, në total kemi 19 raste të shëruar ndërsa 17 raste aktive me Covid-19, andaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë, sepse virusi gjendet ende mes nesh, duke treguar përgjegjshmëri ndaj shëndetin tonë, ne mbrojmë shëndetin e familjes, moshave të shtyera dhe gjithë qytetit tonë!