Republika e Kosoves

Obiliq

20 familje të komunës së Obiliqit po bëhen me shtëpi të reja

2020/09/15 - 4:40

Kryetari i Komunës së Obiliqit,Xhafer Gashi, së bashku me hoxhën e nderuar z.Halil Kastrati, kanë vizituar sot familjen e Agron Aliut – në Obiliqin e vjetër, Fatbardh Rrahmanit – në Plemetin, në Lajthishtë familja e Kadri Dedincës, në Obiliq;familja e Sami Tërbunjes, Sabri Aliut, Qerim Hamitit, në Mazgit; familja e Ymer Raçit, Qëndrim Currit, në Shkabaj; familja e Bujar Krasniqit, në Dardhishtë; Afrim Fanes, në Breznicë; familja e Kujtim Krasniqit, në Bakshi; e Nazmi Miftarit, familje këto të cilat do të bëhen me shtëpi të reja, e kjo fal memorandumit të bashkëpunimit në mes komunës së Obiliqit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit“, ku 20 familjeve të Obiliqit do të ju rikthehet buzëqeshja dhe do të jetojnë në kushte të përshtatshme të banimit.
Me këtë rast, Kryetari Gashi, ka falënderuar dhe shprehur mirënjohjen për hoxhën z.Kastrati, shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit“ dhe gjithë donatorët e kësaj shoqate; “Zoti ju shpërbleftë dhe mos ju humbtë kurrë“ është shprehur Kryetari Gashi.