Republika e Kosoves

Obiliq

50,000.00€ për të ndihmuar nënat vetushqyese dhe gratë në biznes në Komunën e Obiliqit

2020/07/30 - 2:20

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtoreshën e AZHR-së Qendër, znj.Mrikë Macula, në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të cilat kanë për qëllim ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike për qytetarët e Obiliqit. Ky memorandum parasheh edhe implementimin e grant skemës “Përkrahja e nënave vetëushqyese dhe grave në biznes“, ku vlera e këtij granti është 50,000.00€, në kuadër të subvencioneve të komunës së Obiliqit dhe është i dedikuar për kategorinë e nënave vetushqyese dhe grave ndërrmarrëse.
Kjo grant skeme do jetë e ndarë në dy lote; Loti 1 Start Up(biznese ekzistuese) dhe Loti 2 (ndërmarrjet mikro dhe të vogla me qarkullim deri në 2,000.00€) , ndërsa shuma do të jenë; për Loti 1 nga 1,000.00€ deri në 1,500.00€ dhe Loti 2 nga 1,000.00€ deri në 2,500.00€, dhe hapja për aplikim do të jetë që nga sot.
Kryetari Gashi gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi, është shprehur se: “Jam i përkushtuar në përkrahjen e të gjitha kategorive të shoqërisë, sidomos në këtë kohë pandemie, përkrahja e bizneseve të vogla dhe fillestare është më së e domosdoshme, andaj inkurajoj për aplikim të gjitha gratë në biznes dhe nënat vetushqyese, po ashtu falënderoj znj.Macula, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në theks të veçantë fuqizimin e rolit të gruas në vendimarrje.“