Republika e Kosoves

Obiliq

Apel i Kolegjiumit të Drejtorëve te shkollave të të gjitha niveleve, në Komunën e Obiliqit

2019/01/29 - 2:36

A  P  E  L

i  Kolegjiumit të Drejtorëve te shkollave të të gjitha niveleve,  në Komunën e Obiliqit

 

Nxënës të dashur , prindër dhe mësimdhënës të nderuar, jemi  tej mase të brengosur  për situatën aktuale të   procesit  edukativo  -arsimor në Republiken  e Kosovës , e posaqërisht jemi të brengosur për një gjendje të tillë në Komunën e Obiliqit, përkatësisht po  hyjmë në javën e pestë që nxënësitë nuk e vijojnë mësimin, dy javët e para të planifikuara sipas kalendarit shk. 2018/2019 ishin pushim dimëror, kurse tani po hyjmë në javën e tretë, ku mësimi nuk po mbahet për shkak të grevës së mësimdhënësve.

Nxënës të dashur, prindër dhe mësimdhënës të nderuar, ne drejtorët e shkollave,  përkatësisht institucioneve arsimore, të cilat konsiderohen truri  I kombit dhe atdheut, kemi shqetësim   dhe jemi të brengosur  se,  janë duke u shkelur të drejtat elementare të fëmijëve për shkollim , të parapara sipas konventave ndërkombëtare, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe infrastrukturës tjetër ligjore në Republikën e Kosovës për këtë lëmi.  

Duke u bazuar në Ligjin e Arsimit Parauniversitar Nr.04/L-032, përkatësisht në Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar  Neni 3, par. 1 dhe par.2 (citojmë)

,,1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

  1. 2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë”. (mbarim citati).

 

Kolegjiumi i drejtorëve të shkollave në Komunën e Obiliqit,  konform  përgjegjësisë që e kanë si drejtues të institucioneve arsimore dhe përgjegjsive konform ligjit Nr.04/L-032, par.2., kanë zhvilluar aktivitete të vazhdueshme, për të krijuar kushte, që  fëmijët përkatësisht nxënësit ta realizojnë një të drejtë elementare sipas Ligjit Nr.04/L-032, par.1, të drejtën për arsimim.

 

Për këtë qëllim ne si Kolegjium i Drejtorëve, kemi zhvilluar takime me të gjitha organet dhe akterët relevant në Komunën e Obiliqit, të cilët mund të ndihmojnë për  fillimin e gjysëmvjetorit të dytë. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve kemi biseduar me Kryetarin e Komunës,   Drejtorin  e DKA-së, Këshillat drejtues të shkollave dhe me përfaqësues të shoqatave sindikale të shkollave, dhe fatkeqësisht  nuk  arritëm, për të krijuar kushte elementare për realizimin e një të drejte të garantuar të fëmijëve,  atë për  arsimim.

 

Në vazhdën e aktiviteteve të Kolegjiumit të drejtorëve të komunës së Obiliqit,  u realizuan për tri ditë radhazi me dt. 25,26,27, 01.2019, takime më prindërit të të gjitha shkollave dhe të gjitha lokaliteteve të Komunës së Obiliqit, konform përgjegjsive sipas Ligjit 04/L-032, par. 2.

I falenderojmë prindërit për pjesëmarrje solide në takime, në disa lokalitete edhe pjesëmarrje masovike si asnjëherë më pare, posaqërisht I falenderojmë prindërit që me sygjerimet, propozimet, vërejtet, kritikat e tyre, dhanë një kontribut të çmuar lidhur  me mënyrën dhe formën për të përballuar këtë situate aktuale në procesin edukativo arsimor si dhe mundësinë e sanimit të saj, gjegjësisht fillimin e gjysëmvjetorit të dytë të vitit shk. 2018/2019.

 

Nga takimet e realizuara me prindër, mund të konstatojmë se:

 

 

  1. I përkrahin kërkesat e të gjithë të të  punësuarve në shkolla,  sa I takon aspektit  te rangimit në Ligjin e pagave.
  2. Kërkojnë që menjëherë, mësimdhënësit ti kthehen procesit edukativo arsimor, kurse grevën ta zhvillojnë në ndonjë formë tjetë

 

 

  1. Nuk i përkrahin kërkesat e mësimdhënësve të shkollave, sa I takon aspektit material, përkatësisht pagë
  2. Kërkojnë që mësimi të fillojë sa më parë dhe mësimdhënësit për ditët që nuk kanë mbajtur mësim mos të kompensohen materialisht.

 

 

  1. I përkrahin kërkesat, e të gjithë  të  punësuarve në shkolla,  sa i takon aspektit material, përkatësisht pagë
  2. E përkrahin grevën dhe kërkojnë që greva të vazhdojë .

 

Nga krejt këto perpjekje dhe angazhime, Kolegjiumi i drejtorëve të shkollave apelon që :

 

SBASHK-u, të reflektojë, t’i jipet rast dialogut dhe të ndërpritet greva, përkatësisht, mësimdhënësit t’i kthehen procesit edukativo- arsimor, kurse një kërkesë të tyre të arsyeshme dhe  të merituar për aspektin material, një të drejtë të tyre të garantuar për grevë, të përpiqen ta realizojnë në ndonjë formë tjetër, duke mos e dëmtuar një të drejtë elementare të fëmijëve,  të drejtën për arsimim.

Poashtu  gjithsesi apelojmë që të reflektojnë edhe institucionet qendrore( duke e përfshirë edhe Kuvendin),  nese lejojnë mundësitë buxhetore të dialogojnë me SBASHK-un, lidhur me kërkesat e tyre.

Obiliq

Kolegjiumi I Drejtorëve, Obiliq

29.01.2019

1.Sahit Zeqiri, Kryesues       ————————-

2.Mevlude Grajqevci           ————————-

  1. Emin kelmendi                ————————–
  2. Shyhrete Gashi —— ——————-
  3. Ragbete Gashi —————————
  4. Zeqir Hashani                   ————————–
  5. Bashkim Ismaili ————————–
  6. Ismail Shalaku                 ————————–
  7. Bedri Neziri                      ————————-

10.Elfete Gërguri                    ————————