Republika e Kosoves

Obiliq

BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS, VJEN PËR HERË TË PARË NË OBILIQ ME SHFAQJEN “SISTERS”

2023/01/16 - 4:04

Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, sjell shfaqjen “SISTERS” të koreografit të njohur Mehmet Balkan, në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, me datë 20 janar (e premte) 2023 nga ora 18:00.
Shfaqja “Sisters”, është një vepër origjinale e koreografit Balkan e cila hynë te baletet neo-klasike, ku lëvizjet e sofistikuara të balerinëve të BKK, ndërthuren me interpretimin emocional të secilit balerin në skenë, për ta bërë kështu një shfaqje të kompletuar artistike dhe të pëlqyer për publikun.