Republika e Kosoves

Obiliq

DEBAT PUBLIK PËR BUXHETIN DHE INVESTIMET KAPITALE NË KOMUNËN E OBILIQIT

2019/03/14 - 12:52

Kryetari i Komunës së bashku me ekzekutivin kanë prezantuar buxhetin dhe Investimet kapitale që janë planifikuar për këtë vit, njëkohësisht janë informuar për rritje e subvencioneve në Arsim, Kulturë, Sport dhe në Bujqësi.

Debati publik është mbajtur në të gjitha lokalitetet e fshatrave të komunës së Obiliqit duke prazantuar projektet që janë planifikuar dhe njëkohësisht duke bashkëbiseduar me banorët për të mbikëqyrur gjatë realizimit. Debati ka filluar me 02.03.2019 në fshatin Graboc dhe ka përfunduar me datën 12.03.2019 në fshatin Hade. Interesimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në debat ka qenë  shumë e madhe, afërsisht 935 qytetarë.

Debatet kanë vazhduar me mbështetje të USAID-it,  edhe me grupin jo-formal të grave dhe me zyrën për barazi gjinore, ku janë diskutuar tema dhe projekte që janë me rëndësi për gratë në përgjithësi.