Republika e Kosoves

Obiliq

Debati publik me qytetarët e fshatit Hade

2019/03/12 - 7:46

Kryetari Xhafer Gashi me stafin e tij, sot në fshatin Hade, mbaruan debatet publike rreth buxhetit 2019. Në këtë fshat kryetari Gashi me bashkëpunëtorët e tij prezentuan projektet dhe investimet që do të bëhen në këtë vit, ndërsa duke ditur sfidat që kanë në rastet e shpronësimit dhe gjendes së krijuar nga afërsia e termocentraleve, shqetësim edhe i banorëve në këtë lokalitet, u premtua përkrahje dhe mbështetje në kërkesat e tyre. Po ashtu u sqaruan projektet që janë duke u përfunduar në lagjen “Hade e Re”, si dhe punësimin me prioritet bazuar edhe në vendimin e kryeministrit për këtë zonë tanimë të shpallur zonë me interes.