Republika e Kosoves

Obiliq

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në bazë të planit për kontroll dhe mbikëqyrje përmes Inspektorëve mjedisor

2020/03/12 - 4:45

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në bazë të planit për kontroll dhe mbikëqyrje përmes Inspektorëve mjedisor njofton qytetarët e Komunës së Obiliqit se sot rreth orës 13:00 është shkaktuar një zjarr afër termocentralit Kosova A, përkatësisht në një depo të KEK-ut e cila ka qenë e mbushur me materiale të ndryshme jo të rrezikshme të plastikës dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është fikur.

Si rezultat i këtij zjarri është shkaktuar tym i madh përgjatë orëve 13:00 dhe 14:00.