Republika e Kosoves

Obiliq

Filloi ndërtimi i fushës sportive për shkollat e mesme të Obiliqit

2020/09/10 - 5:14

Shkollave të mesme të Komunës së Obiliqit; Gjimnazit ”17 Shkurti“ dhe SHMLP “Ismail Dumoshi“ përveç objektit të sallës së edukatës fizike, po kompletohen edhe me fushën sportive të hapur, për të cilën sot kanë filluar punimet në realizimin e këtij projektit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është shprehur se ky projekt do të i shërbejë nxënësve të këtyre dy shkollave dhe sportdashësve për të realizuar aktivitetet sportive: “Kjo hapësirë sportive do të shfrytëzohet në kushte të përshtatshme atmosferike nga nxënësit e këtyre dy shkollave por edhe nga sportdashësit, ku uroj nga zemra që situata në gjithë vendin të normalizohet dhe që nxënësit tanë të kenë mundësi të i shfrytëzojnë këto hapësira për realizimin e aktiviteteve të tyre fizike dhe sportive.“