Republika e Kosoves

Obiliq

Fshati Mazgit i ulët dhe Palaj me parqe të reja

2020/09/15 - 9:33

Sonte, është përuruar përfundimi i punimeve në dy parqe, atë në Mazgitin e ulët dhe në Palaj. Për të parë nga afër finalizimin e këtyre punimeve ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka uruar banorët për këtë projekt si dhe është shprehur se: “Realizimi i projekteve të tilla, është vazhdimësi e punës dhe përkushtimit tonë që Obiliqi të ketë sa më shumë hapësira të reja gjelbëruese, për të cilat kërkohet përkujdesja e secilit prej nesh!“
Këto dy parqe, do të jenë në shërbim të qytetarëve duke përfshirë hapësira rekreative për të kaluar kohën e lirë,këndin e lojërave për fëmijët dhe fusha e sportit për sportdashësit.
Urime banorëve të Mazgitit të ulët!
Urime banorëve të fshatit Palaj!