Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

Grupi jo-formal i Grave në Komunën e Obiliqit

2022/10/27 - 3:39

Grupi jo-formal i Grave në Komunën e Obiliqit, me iniciativë të Zyrtares për Barazi Gjinore, znj. Ganimete Aliu, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një vizitë në Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ku u pritën nga Drejtoresha e QPDG-së, znj.Kadire Tahiraj.
Gjatë këtij takimi u njoftuam lidhur me punën dhe veprimtarinë e organizatës në mbështetje të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe u njoftuam nga afër për sukseset dhe fuqizimin që këto gra kanë arritur pas punës së vazhdueshme që kanë realizuar me gratë anëtaretë kësaj qendre.
Gjatë këtij takimi Zyrtarja për Barazi Gjinore, theksoi se Komuna e Obiliqit do ti shkrytëzojë të gjithë mekanizmat duke punuar në fuqimizim dhe përkrahjen e tyre.