Republika e Kosoves

Obiliq

Ka filluar ndërtimi i Institucionit Parashkollor në fshatin Mazgit

2021/03/31 - 2:41

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DIL-së Fatmir Bërbatovci dhe drejtorin e DKA-së Rexhep Zeka, nga afër kanë parë punimet që po zhvillohen në projektin e ndërtimit të Institucionit Parashkollor në fshatin Mazgit, një objekt prej 1000 m2 me hapësira të përshtatshme për fëmijët e grupmoshës 0-5 vjeç.
Ky projekt është financim nga Bashkimi Evropian përmes bashkëpunimit dhe koordinimi të mirëfilltë me komunën e Obiliqit, për realizimin e këtij projekti kaq të domosdoshëm për banorët e asaj zone.
Kryetari Gashi ka theksuar se realizimi i projekteve të tilla është: “dëshmi e përkushtimit e seriozitetit të qeverisjes time për ofrimin e kushteve sa më të mira në edukimin e brezave të së ardhmes.”