Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit formon shtabin komunal për koordinim të aktiviteteve preventive në parandalimin e CO-VID 19

2020/03/13 - 3:45

Në kuadër të masave të ndërmarrura për ngritjen e gatishmërisë për parandalimin e virusit koronavirus, Komuna e Obiliqit ka formuar shtabin komunal për koordinim të aktiviteteve preventive në parandalimin e CO-VID 19.
Sot është mbajtur takimi parë i këtij shtabi, ku takimin e hapi Shefi i shtabit Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ku falenderoj të gjithë antarët për gatishmërine e tyre që të jemi bashkë në ndërmarrjen e masave parandaluese për virusin CO-VID 19, kërkoj përkushtimin e secilit antarë të shtabit në ndërmarrjen e masave konform situatave që do zhvillohen, duke vleresuar së gjendja e tanishme është stabile por si shtab do japim kontributin tonë në menaxhimin e situatës 24 h.
Shefi i shtabit (Kryetari i Komunës) Xhafer Gashi, kërkoj nga Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave, Drejtoria e Shëndetesisë dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Qendra për Punë Sociale që të nxjerrin dhe të sigurojnë të dhënat në afat sa më të shkurtër kohor dhe të bëjnë një planifikim buxhetor për sigurimin e rezervave të nevojave elementare ushqimore dhe paisjeve higjenike në rast të eskalimit të situatës, si dhe kërkoj nga DSHMS-së që të bëjnë shpërndarjen e fletë-udhezuesve lidhur me virusin CO-VID 19 në masë, pra tek qytetarët e Komunës së Obiliqit.
Të gjithë akteret institucional të përfshirë në shtabin komunal prezantuan masat e ndermarrura konform rekomandimeve të nxjerrura nga organet qendrore dhe të gjithë u shprehen të gatshëm në menaxhimin e situatës.
Në fund të takimit të gjithë antaret e shtabit komunal u zotuan së do të jenë të angazhuar 24 h dhe do të veprojnë në bazë të rrethanve dhe situatës së krijuar në terren si dhe Kryetari Gashi bëri thirrje tek gjithë qytetarë që t’u përmbahen të gjitha këshillave të rekomanduara nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja , si dhe të telefonojnë për çdo rast të dyshuar me këtë virus.
Së bashku do t’ia dalim!

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur përberjen e shtabit komunal dhe nr. e kontaktit:
1.Xhafer Gashi- Kryetar i Komunës 045-123/999
2.Vlora Kabashi- DSHMS- 045-163/010
3.Naim Miftari- DSHPE- 045-163/100
4.Agim Spahiu- DKA- 045-163/400
5.Zarife Behluli- DEFZH- 045/-163/700
6.Burim Ismaili- DI- 045-130/888
7.Haki Jashari- QKMF- 044-247/337
8.Haki Mjekiqi- QPS- 045-890/861
9.Sejdi Zeqiri -SP Obiliq- 045-122/007
10.Fitim Sadiku- Kryqi Kuq- 044-905/956
11.Besfort Kruma- Përfaqesues. i FSK-së – 049-902/723
12.Muhamet Maxhuni- Përfaqesues i Zjarrfiksve- 045-891/763
13.Arba Mirena- Zyrtare për marredhenie me publikun- 045-250/692.