Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit me projekte në fushën e trashëgimisë kulturore

2021/03/16 - 8:26

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtoreshën e DKRS-së, Ilire Kelmendi Shema, pritën në një takim drejtoreshën e Qendrës Regjionale për Trashëgimi Kulturore, znj.Edona Dërguti me bashkëpunëtorë, të cilët i njoftuan për projektet që janë realizuar në fushën e trashëgimisë kulturore dhe artitektonike duke bërë restaurimin e dy mullinjeve në fshatin Graboc në vitin që lëmë pas.
Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe për projekteve kapitale të planifikuara për këtë vit në fushën e trashëgimisë si dhe u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin ndërinstitucional në realizimin e duhur të këtyre investimeve.