Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KRU “Prishtina”

2021/04/06 - 2:34

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me u.d kryeshefin ekzekutiv të KRU “Prishtina”, z.Sokol Xhafa, kanë nënshkruar sot, memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërrimi i gypit të ujit material çelik me diameter DN 500 mm në gyp HDPE me diameter 560 mm”, me anë të këtij memorandumi komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë në vlerën prej 90 mijë euro ndërsa pjesa tjetër do të participohet nga KRU “Prishtina”.
Kryetari Gashi, ka falënderuar u.d kryeshefin z.Xhafa për bashkëpunimin e vazhdushëm në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Obiliqit, si dhe ka theksuar se: “Me realizimin e këtij projekti do të ofrohet furnizim i rregulltë me ujë të pijshëm për qytetarët”