Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën Kuwait society for relief&Duart e Bamirësisë

2020/03/12 - 5:15

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Drejtorin e organizatës Kuwait society for relief&Duart e Bamirësisë z.Shaqir Shaqiri, për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Breznicë, projekt ky i cili financohet nga Qeveria e Kuvajtit.

Projekti për ndërtimin e AMF-së në Breznicë është një projekt i rëndesisë së jashtëzakonshme për banorët e fshatit Breznicë dhe bashkëpunim i vazhdueshëm me OJQ-në Kuwait society for relief&Duart e Bamirësisë vjen si rezultat i përkushtimit të Kryetarit Gashi në sektorin e shëndetësisë dhe nga një bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me përfaqesuesit e kësaj organizate.