Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza”

2021/12/24 - 4:19

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, z.Zef Shala, në përkrahjen e përbashkët për kategorinë e moshës së III (tretë), të vetmuar dhe të atakuar nga pandemia Covid-19 në zonën e qytetit por edhe në viset rurale, me fokus të veçantë gratë që ju takojnë grupeve të cenushme në shoqëri.
Përmes këtij memorandumi, parashihet që kategorive të lartëcekura të ju ofrohen qasje në institucionet publike dhe shëndetësore si dhe shërbimet sipas kërkesës së tyre duke u bazuar në Grantin e financuar nga zyra e Bashkimit Europian(BE) në Kosovë dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Kryetari Gashi, ka falënderuar z.Shala,për bashkëpunimin, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve është vazhdimësi e angazhimit dhe përkushtimit!