Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit nënshkruan Memorandum Bashkpunimi me Fondacionin Jahjaga

2022/11/23 - 2:55

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi,
ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Diversiteti gjinor si mjet për politika dhe programe gjithëpërfshirëse në nivel lokal”, me znj.Brikena Avdyli, drejtoreshë ekzekutive në Fondacionin Jahjaga, projekt i cili mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim duke organizuar programin “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale”.
Përmes këtij memorandumi të bashkpunimit synojmë që të fuqizojmë/përgatisim vajzat e reja me njohuri mbi qeverisjen lokale duke iu ofruar mundësi mentorimi nga drejtoreshat komunale, më konkretisht, përgjatë një muaji katër (4) vajza do të kenë mundësinë të punojnë dhe mësojnë nga katër (4) drejtoresha të Komunës së Obiliqit.