Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me OJQ “TOKA”

2023/03/15 - 3:49

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit Ibush Mjekiqi, ka nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesen e OJQ ” TOKA” Erëza Salihu
Nërkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e OJQ “TOKA”.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Komunës se Obiliqit dhe OJQ-së TOKA si implementuese e Projektit “Let`s Debate Change”, për vitin 2023/2024. Ky projekt ka për qëllim ofrimin e më shumë mundësive për të rinjtë e komunës sonë, qe të zhvillojnë aftësitë e tyre në aktivizimin qytetarë përmes Klubeve të Debatit në shkolla.