Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit përfituese e grantit prej 299,706.31 euro nga MAPL-ja

2020/09/09 - 3:59

Komuna e Obiliqit është renditur ndër komunat e para me performancën më të mirë në Grantin e Performancës të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për vitin 2019, ku 299,706.31 euro është vlera e grantit të performancës komunale që e ka fituar Komuna e Obiliqit, e që bashkëfinancohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia. Ky grant do të përdoret për investime kapitale në fushat prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e Komunës së Obiliqit për vitin 2021, konform një marrëveshje tripalëshe që do të nënshkruhet para alokimit.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur falënderimin e tij për punën dhe angazhimin e ekzekutivit dhe zyrtarëve komunal, po ashtu ai ka vlerësuar lart bashkëpunimin e mirëfilltë të qytetarëve të Obiliqit duke i siguruar se vullneti për të krijuar mirëqenie dhe zhvillim më të mirë është i pandalshëm!