Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit shënon 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

2023/03/06 - 4:31

Në shënimin e Epopesë së UÇK-së, me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur mbledhjen solemne me rastin e shënimit të vitit jubilar 25 vjetorit të Epopesë së UÇk-së.Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Obiliqit, znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila në fjalën e saj vlerësoj lart jetën dhe veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Në këtë mbledhje solemne, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoj se: “ Datat 5 -6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekazin e lavdisë shpalosen para tërë botës të vërtetën e madhe për Kosovën, në këtë ditë erdhi fundi i epokës së pritjes dhe jetës së errët, duke filluar epoka e triumfit mbi të keqen dhe çlirimit përfundimtar të Kosovës. Beteja e Jasharajve u shëndrrua në udhërrëfyes për të gjithë popullin shqiptar brenda e jashtë vendit duke u organizuar në rresht me forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke e kujtuar të kaluarën e lavdishme ne e ndriqojmë të ardhmen tonë, prandaj sot e përjetësishtë përulemi para jetës dhe veprës së Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari, i bekuar qoftë kujtimi për familjennJashari dhe gjithë heronjët e rënë për liri.”
Me nga një fjal rasti ju drejtuan të pranishmëve edhe shefat e grupeve dhe anëtarë të Kuvendit Komunal dhe asamblesitë të Kuvendit Komunal.
Pas mbledhjes solemne, Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Kryesusen e Kuvendit, familjarët e Dëshmorëve, Komandantin e SP-së, asambleistë dhe ekzekutivin, bënë homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve në Obiliq si dhe me homazhe nderuan sakrificën sublime të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, në Kompeksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Beteja e Jasharajve u shndërrua në udhërrëfyes, për të gjithë popullin shqiptar brenda e jashtë vendit, për mijëra të rinj e të reja që të bashkohen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Komandanti Adem Jashari, bashkë me heronjtë e luftëtarët e tjerë e mbrojtën, sikur thoshte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, “pragun e shtëpisë së tyre” e të shtëpisë së përbashkët, Kosovës, kur kjo shtëpi e jona po tentohej të rrënohej së jashtmi, por po rregullohej fort e po forcohej së brendshmi.Ata e mbrojtën dinjitetin qytetar dhe nuk pranuan të nënshtroheshin për asnjë çmim.
Duke kujtuar të kaluaren e lavdishme, ne ndriçojmë të ardhmen tonë, prandaj sot e përjetësisht përulemi para jetës dhe veprës të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Përulemi dhe nderojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët të rënë për lirin e vendit!
I bekuar qoftë kujtimi për familjen Jashari dhe të gjithë heronjtë e të rënët për liri!
Lavdi!
Xhafer Gashi”