Komuna e Obiliqit, ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkimbëtare të Gruas, me rastin e festës së 8 Marsit, në Kuvendi Komunal, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit dhe drejtoret nga ekzekutivi komunal, kanë shprehur urimet më të përzemërta duke dhuruar nga një trëndafil

për të gjitha gratë, zyrtare të administrates komunale, drejtoret të institucioneve edukativo-arsimore, duke vlerësuar kontributin e çmueshëm dhe të pazavëndësueshem të tyre në familje, në punë dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi! Për të vazhduar në QKMF, ku Nënkryetari dhe drejtoret e ekzekutivit kanë uruar këtë festë, profesionistëve shëndetësore.