Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit shpallë sportistët më të mirë të vitit 2020

2020/12/29 - 4:19

Komuna e Obiliqit , përkatësisht Drejtoria për Kulturë , Rini dhe Sport , sot ka shënuar aktivitetin tanimë të përvitshëm “Sportisti i Vitit 2020”, ndonëse nën kushte të pandemisë, u përcoll pa ceremoni, megjithatë, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, mirëpriti më të mirët e sportit për vitin 2020, duke ju uruar suksese të vazhdueshme dhe duke i siguruar se përkrahja e institucionit komunal nuk do të mungojë, sepse avancimi i të rinjëve është parakusht dhe prioriteti kryesor i qeverisjes.
Sportisti më i mirë i vitit 2019 është shpallur z.Fanol Shala, nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, ndërsa mirënjohjen post-mortum është ndarë për familjen e z.Shaban Demiri, një aktivist i palodhshëm në fushën e sportit.
Me mirënjohje janë nderuar edhe:
veteranët sportiv, trajnerët më të mirë ,çmimi i karrierës, masovizimi i sportit dhe top 10 sportistë më të mirë të grupmoshave të ndryshme.