Republika e Kosoves

Obiliq

Komuna e Obiliqit shpalli më të mirët e vitit në sport

2021/12/30 - 12:01

Në aktivitetin e përvitshëm “Sportisti i Vitit”, u ndanë mirënjohje për sportistët më të dalluar të komunës së Obiliqit, të cilët me talentin, punën e përkushtimin tyre po arrijnë rezultate të jashtëzakonshme duke bërë krenar gjithë qytetin e Obiliqit.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sportistëve iu uroj suksese duke i siguruar se përkrahje nga institucioni komunal nuk do të mungojë, sepse; “avancimi i të rinjëve është parakusht dhe prioriteti kryesor i qeverisjes së tij”, ka thënë kryetari Gashi.
Për këtë vit, titulli “Sportisti i Vitit” i takoi karateistit, Albinot Selmani, nga klubi i Karatesë “Besa-Obiliq”, ndërsa mirënjohjet post-mortem iu dha familjes së z.Hizdri Gubetini dhe familjes së z.Avdyl Krasniqi, po ashtu mirënjohje për sportistët që kontribuan ndër vite dhe për sportistët më me perspektiv.