Republika e Kosoves

Obiliq

Kontrolla sistematike të nxënësve nëpër shkolla

2023/03/10 - 2:30

Në kuadër të kontrollave sistematike të nxënësve nëpër shkolla fillore, sot Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DSHMS-së, Blerona Shabanaj Mehmeti, vizituan shkollën “Pandeli Sotiri” në Obiliqin e vjetër, atje ku po realizohen vizitat sistematike nga stafi shëndetësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Këto vizita sistematike po realizohen në të gjitha shkollat e Komunës së Obiliqit, për klasët e para (I), pesta (V) dhe nënta (IX), në kuadër të përkushtimit të përbashkët për fëmijëri të shëndetshme.
Kryetari Gashi, falenderoi stafin e QKMF-së, për punën dhe angazhimin!