Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi ka zhvilluar takim me Kryetarin e KBI-së në Obiliq z.Behar Mjekiqi

2020/03/15 - 5:54

Kryetari i Komunës së Obiliqit(Shefi i shtabit emergjent lokal) Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin dhe antarët e shtabit komunal, kanë zhvilluar sot një takim me Kryetarin e KBI-së në Obiliq, z.Behar Mjekiqi.

Në këtë takim Kryetari Gashi, njoftoj përfaqesuesit e KBI-së për gjitha aktivitetet e deritanishme të realizuar si shtab emergjent lokal në kuadër të masave të ndërmarrura nga Qeveria e Rep. së Kosovës, i cili theksoi se: “si shtab emergjent lokal, mjekë e inspektorë po punojmë me përkushtim të lartë. Po ashtu shprehi mirënjohje dhe falenderim për bashkëpunimin qytetarëve,bizneseve dhe gjithë bashkëpuntorve.“

Në anën tjeter, z.Mjekiqi ofroj gatishmeri në bashkëpunim si dhe ka njoftuar për masat preventive nga BIK-u ndaj infeksionit COVID-19, ku është bërë pezullimi i gjitha ritualeve fetare, po ashtu kërkoj që të bëhet dezinfektimi i objekteve fetare e në raste të eskalimit të situatës të krijohet mundesia për shfrytëzim të objekteve për karantin.
Me kërkesë nga Kryetari z.Mjekiqi që pjesë e shtabit emergjent lokal të jetë një përfaqesues i KBI-së së Obiliqit, u zgjodh Vixhdan Ibrahimi.