Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komunave Juglindore

2022/10/27 - 5:36

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me bashkëpuntorët, me ftesë nga KFOR-i amerikan dhe nikoqir Komunës së Vitisë, ishte i nderuar të jetë i pranishëm nga regjioni i komunave-Qendër, në Konferencën e Kryetarëve të Komunave Juglindore.
Kreytari Gashi, në fjalën e tij , falënderoi për ftesën organizatorët si dhe njoftoi nga afër lidhur me zhvillimin e projekteve në Komunën e Obiliqit, në veçanti për aspektin socio-ekonomik, njëkohësisht për rëndësinë, bashkëpunimin dhe koordinimin e mirëfilltë me të gjitha institucionet e niveleve lokale dhe atyre qendrore.Ka vlerësuar lart kontributin dhe mbështetjen e jashtëzakonshëm të KFOR-it amerikan por dhe shtetit Amerikan dhënë për shtetin e Kosovës.