Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me ministrin Kuçi

2021/01/12 - 7:51

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z.Blerim Kuçi, ka nënshkruar tri (3) memorandume mirëkuptimi, për realizimin e projekteve të rëndësishme në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ujërave; Memorandum mirëkuptimi për realizimin e projektit “Rregullimi i parkut në qytetin e Obiliqit” në vlerë prej 200 mijë euro, projekti “Pastrimi i shtratit të përrockes dhe kanalit në Obiliq“ në vlerë prej 60 mijë euro dhe “Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjve“, një projekt tre vjeçar, me vlerë prej 600 mijë euro të planifikuara në vitet fiskale; viti 2021- 200 mijë euro, viti 2022- 150 mijë euro dhe viti 2023- 250 mijë euro.
Me këtë rast, kryetari Gashi ka falënderuar ministrin Kuçi, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës, për aprovimin e buxhetit dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e komunës së Obiliqit!