Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi pjesë e ceremonisë së hapjes së biznesit Tullat.com

2020/09/15 - 7:37

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ishte pjesëmarrës sonte në ceremoninë e hapjes solemne të biznesit “Tullat.com“ me pronarët Esat dhe Xhyljeta Ahmeti, ku pjesë e kësaj hapje ishin edhe përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal i qeverisjes si dhe ambasadori i Belgjikës në Kosovë, z.Jean-Louis Servais.
Kryetari Gashi ju ka uruar punë të mbarë dhe suksese pronarëve të biznesit, ku theksoj se: “Obiliqi është në një etapë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, duke qenë kështu një vend i përshtatshëm për operimin e biznesve e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin socio-ekonomik të komunës tonë.”