Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi prit në takim KFOR-in LMT K9 Zviceran

2020/05/21 - 6:49

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim KFOR-in LMT K9 të Zvicrës, kapitenin e ekipit, z.Lewin Sutter dhe toger, z.Kevin Hinnen, të cilët tani janë me mision në Komunën e Obiliqit në monitorimin e sigurisë, me këtë rast ju uroj marrjen e detyrës, ku theksoj se themelet e paqes në Kosovë janë të vendosura nga trupat e NATOS-së dhe KFOR-it, andaj Kosova është gjithmonë shtëpia e tyre.
Gjatë takimit, Kryetari Gashi njoftoj të pranishmit për projektet që janë realizuar dhe kanë filluar të realizohen në të gjitha sektoret në Komunën e Obiliqit; shëndetësi, arsim, kulturë, sport, infrastrukturë dhe në përgjithësi për të arriturat dhe planifikimet e së ardhmes, po ashtu për situatën në Obiliq dhe menaxhimin e saj gjatë kohës me pandeminë globale Covid-19, për fat të mirë në komunën tonë situata është e qetë dhe stabile.
Përfaqësuesit e KFOR-it, LMT K9 Zviceran, kanë falënderuar kryetarin Gashi për pritjen dhe përgëzuan për punën dhe projektet e realizuar në të mirën e të gjithë komunitetit dhe shtuan se bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë më gjithë akterët relevant në Obiliq për sigurinë publike.