Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim banorët e kompleksit banesor Hade 1 dhe 2

2020/06/29 - 3:38

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Drejtorin e DSHPE-së, Drejtorin e DPUKP-së dhe Drejtorin e DI-së, takuan banorët e kompleksit banesor Hade 1 dhe 2, të cilët u njoftuan për destinimin e këtyre banesave dhe për përzgjedhjen e përfitueseve.
Këto banesa tashmë janë nën pronësinë e komunës dhe janë të dedikuara për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së, ku komisioni është duke e bërë punën e tyre në vlerësimin e formulareve të secilit aplikues.