Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim banorët e objekteve që do të rrënohen; ju ofroj përkrahje dhe u zotua se do të jenë bashkë në këtë proces

2020/05/21 - 3:51

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot në një takim në sallën e Kuvendit, ka bashkëbiseduar me qytetarët të cilët gjenden në objektet të cilat do ju nënshtrohen procesit të rrënimit me datë 1 Qershor, këto objekte nuk plotësojnë kushtet elementare për jetesë dhe janë të rrezikshme për banim andaj duke parë këtë gjendje, Komuna e Obiliqit ka nxjerrë vendim që në këtë pjesë të ndërtohet sheshi “Adem Preniqi“.
Kryetari Gashi, njoftoj banorët të këtyre objekteve, se të gjithë ata që posedojnë pronësi, rastet me skemë sociale dhe veteranë të UÇK-së, në kushte të barabarta do të shqyrtohen nga Komisioni për përzgjedhjen e përfituesve në kompleksi banesor Hade 1 dhe 2.
Në të njejtën kohë, Kryetari Gashi ju ofroj përkrahje dhe u zotua se në këtë proces do të jemi bashkarisht.