Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku drejtorin e DPUKP-së, Arben Berisha, kanë pritur në një takim drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, z.Alpin Dogan me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuan lidhur me investimet e përbashkëta që planifikohen të realizohen në Zonën Industriale në Llazarevë, ngritjen e kapaciteteve elektrike, problemin e energjisë elektrike tek tregu i qytetit dhe problemet me trafon në fshatin Plemetin, reduktimet me energjine elektrike dhe ngritjen e shërbimeve sa më cilësore për qytetarë e komunës së Obiliqit.