Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim koordinatorin e Agjencisë TIKA, Cihan Dinçer

2021/12/24 - 1:19

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim me koordinatorin e Agjencisë Turke TIKA, z.Cihan Dinçer, i cili fillimisht e ka uruar për mandatin e ri qeverisës në krye të komunës së Obiliqit.
Në këtë takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes komunës së Obiliqit dhe TIKA-së, në fushat e rëndësishme që atakohet drejtpërdrejtë qytetari i Obiliqit, si; shëndetësia, arsimi, bujqësia, mjedisi, ishin vetëm disa nga fushat prioritare në të cilat planifikohet që të konkretizohen projekte për realizimin e tyre.
Në fund të këtij takimi, kryetari Gashi ka falënderuar z.Dinçer për gatishmërinë në bashkëpunim si dhe u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm në realizimin e projekteve në të mirën e komunitetit.