Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi

2022/08/15 - 1:34

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me bashkëpunëtorë, kanë pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi me bashkëpunëtorë ,të cilin fillimisht e njoftoi për projektet që po realizohen në tërë territorin e Obiliqit si dhe diskutuan për bashkëpunimin ndërkomunal dhe mundësit në realizimin e investimeve me fokus në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të dy komunat, në projektet si: ndërtimit të trotuarit ,ndriçimit dhe shtigjet e biçikletave përgjatë fshatrave Plemetin – Prelluzë dhe tema tjera.
Kryetari Gashi, falënderoj Kryetarin Idrizi për vizitën si dhe u dakorduan për koordinim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve!