Republika e Kosoves

Obiliq

Kryetari Gashi priti në takim Menaxherin e KRM “Pastrimi“ njësia Obiliq Labinot Mirena

2020/03/16 - 2:53

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku me Kryesuesin e KK Obiliq Burim Gërguri, pritën sot në takim Menaxherin e KRM “Pastrimi“ njësia Obiliq z.Labinot Mirena, i cili njoftoj nga afër për gjendjen e pastërtisë në teren duke u shprehur se njësia e KRM “Pastrimi“ në Obiliq me përkushtim të madh po punon në menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e rrugëve kryesore, po ashtu përgëzoj Kryetarin Gashi për përkushtimin e tij në menaxhimin e situtatës ndaj infeksionit me virusin COVID-19.

Në anën tjeter, Kryetari Gashi falenderoj Menaxherin e njësisë për punën dhe shprehi mirënjohje të thellë për të gjithë punëtoret e KRM “Pastrimi“ në Obiliq për angazhimin e tyre maksimal në mbrojtjen e ambientit.